Lajme

Sami Mazreku (BKS): Nuk jemi larg zgjidhjes – nga 1 janari mundet që të lëvizim me Karton të Gjelbër

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 01 July 2022

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka thënë se nuk janë larg gjetjes së zgjidhjes që qytetarët të mund të lëvizin me Karton të Gjelbër.

“Për 15 muaj kemi plotësuar të gjitha kushtet. Kemi konfirmimin nga Banka Qendrore e Kosovës që duhet fokusuar nga Bruksel që ta gjejmë një shtet mik – që veç e kemi gjetur – ta marrim një aprovim. Neve na përket përgatitja e anës teknike. Ndoshta nga 1 janari – nuk e them 100 përqind – por do të mund lëvizim lirshëm me Karton të Gjelbër”, ka thënë Mazreku për emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Mazreku ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i liruar nga polica e sigurimit bashkatdhetarët, duke thënë se ajo duhet të merret, por që vetëm pagesa më pasë rimbursohet.

-Advertisement-

“Mërgimtarët e kanë keqkuptuar se nuk duhet ndalur nëpër pikat kufitare. Ata nuk duhet të mendojnë se polica është hequr, është hequr vetëm pagesa. Pasi ata ta paguajnë policën në kufi, aplikojnë për rimbursim tek Ministria e Financave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera