Lajme

Salihu: Kosova nuk mund ta shpërbëjë Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 02 May 2022

Gjykata Speciale nuk mund të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Kështu vlerësoi profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu.

Sipas Salihut për shkak se Gjykata Speciale është themeluar në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare, ajo nuk mund të zhbëhet nga institucionet kosovare.

-Advertisement-

Ismet Salihu
“Gjykata Speciale nuk mund të shpërbëhet prej Kosovës, nuk mund të shpërbëhet as prej Parlamentit as prej Qeverisë për shkak se kjo gjykatë është e sajuar në bazë të një marrëveshje por edhe kontratë ndërkombëtare, është bërë edhe ndryshimi i një dispozite që nuk po më kujtohet saktësisht me të cilën sovraniteti i juridiksionit, kompetenca gjyqësore i është besuar faktorit ndërkombëtar”, tha ai.I ftuar në emisionin “ResPublika” në Tëvë1, Ismet Salihu tha se i vetmi element kombëtar kosovar i Gjykatës Speciale është së është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

“Kjo gjykatë me të gjitha elementet me të gjithë kompetencën dhe juridiksionin dhe tiparet e tjera të një gjykate kjo është gjykate ndërkombëtare penale me të vetmin element kosovar kombëtar është se është themeluar nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi Saliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera