Fokus

Sa janë të sigurta udhëtimet në aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Sylejman Sylejmani 21:27 | 08 July 2019

Mbrëmjen e 16 qershorit, 121 e pasagjerët e aeroplanit të kompanisë bullgare “ALK Airlines  përjetuan tmerrin me të hyrë në territorin e Malit të Zi, vetëm pak minuta pasi ishin nisur nga Prishtina.

Përkundër këtij problemi të aeroplanit të ALK Airlines, njohësi i fushës së aviacionit, Arlind Imeri, thotë se në përgjithësi siguria e kompanive që frekuentojnë aeroportin “Adem Jashari” është e mirë.
 Lexo edhe: Ja si ndodhi incidenti që tronditi Zvicrën e Kosovën? (VIDEO)

“Unë mendoj që siguria nuk është e keqe, është shumë e mirë. Varet. Mendoj se shteti duhet të marrë masa më rigoroze ndaj kompanive që vijnë në këtë formë qysh ka ardhë ALK Airlines. Duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve pak ma të rrepta. Nuk munesh me e kontrollu njëjtë Swiss Airlines edhe ALK Airlines. Një aeroplan që është i vjetër 30 vjet edhe një aeroplan që i ka ndoshta dy vjet fluturim. Tash nuk duhet me qenë kontrollat e njëjta, duhet me pas pak një kriter. Mendoj kjo është pak shqetësuese” ka thënë Imeri për Gazetën inFokus.
Lexo edhe: A u rrezikua jeta e 121 pasagjerëve të ALK Airlines? (VIDEO)

-Advertisement-

Vjetërsia e aeroplanit dyshohet të jetë një nga arsyet tjera që udhëtimin e 121 pasagjerë nga Prishtina për në Bazel për pak sa nuk u kthye në tragjedi sikur ajo që ndodhi më 10 mars të këtij viti.

Boeingu i Ethiopian Airlines u rrëzua gjashtë minuta pasi u nis nga pista, duke lënë të vdekur 157 njerëz, që vinin nga më shumë se 30 vende të botës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera