Lajme

Rusia vlerëson SHBA-në për reagimin e përmbajtur pas situatës në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 16 November 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka lavdëruar SHBA-në për reagimin ndaj rënies së një rakete në Poloni.

Duke folur gjatë një konference ditore për shtyp, Peskovi akuzoi Poloninë dhe “një linjë të tërë vendesh të tjera” se reaguan “histerikisht” ndaj incidentit, duke akuzuar Rusinë si përgjegjëse pa asnjë provë.

Në të kundërt, Peskovi vlerësoi reagimin e SHBA-së ndaj incidentit, pasi presidenti Joe Biden tha se nuk kishte gjasa që raketa të ishte ruse, transmeton Zeri.info.

-Advertisement-

“Ia vlen të përmendet reagimi i përmbajtur dhe shumë më profesional i palës amerikane dhe presidentit amerikan”, tha Peskovi.

Zëdhënësi Igor Konashenkov shtoi se “rënia e ‘raketave ruse’ të supozuara” në fshatin polak Przewodow “janë një provokim i qëllimshëm me qëllim përshkallëzimin e situatës”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera