Rusia: Dy inspektorë të OKB-së me qëndrim të përhershëm në Zaporizhja
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 02 September 2022
Rusia tha se dy inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të vazhdojnë të qëndrojnë në centralin bërthamor të Zaporizhjas, pasi pjesëtarët e tjerë të misionit që aktualisht po qëndrojnë në central, do të largohen.
Një ditë pasi misioni i agjencisë së Kombeve të Bashkuara arriti në Zaporizhja – centralit më të madh bërthamor në Evropë – ambasadori rus për institucionet ndërkombëtare në Vjenë, tha për agjencinë RIA se gjashtë ekspertë ndërkombëtarë do të qëndrojnë në central për disa ditë, ndërkaq dy prej tyre do të kenë qëndrim të përhershëm në Zaporizhja.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ende nuk ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Rusisë.
Teksa misioni i inspektorëve në OKB po viziton Zaporizhjas është raportuar për luftime dhe granatime pranë centralit. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.
Zaporizhja ka rënë nën kontrollin rus në mars të këtij viti, pak ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Luftimet përreth zonës ku gjendet centrali kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare për ndonjë aksident të mundshëm bërthamor në këtë central.
Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, tha operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. Shumica e inspektorëve të OKB-së u larguan nga centrali më 1 shtator, njoftoi agjencia, duke shtuar se inspektorët qenë në gjendje të monitorojnë situatën./REL
Të tjera
-
“Bobo, hajdeni se e gjetëm”! Me duar në kokë dhe me lot, momenti kur banorët gjejnë trupin e pajetë të shoferit 22 vjeçar
Top Channel ka siguruar pamje kur banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë...
-
Vrāsja e Marigona Osmanit, shtyhet për në ora 13:00 seanca e rigjykimit
Ishte paraparë të niste nga ora 10:00, por seanca e rigjykimit në rastin e vr...
-
AAK-ja me rezolutë synon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet...
-
Goditet grupi kri*minal që trafikonte ar*më nga Kosova në Tiranë, momenti kur policia shqiptare i arreston katër kosovarët
Një grup kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë është kapur nga pol...
-
Avancimi i statustit të Kosovës në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Kosova do të jetë në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do t...
-
Babë e bir rrahen mes vete, bëhen për spital
Babë e bir janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një r...
-
Osmani: Dita e Presidentit, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 24 majit Ditës së Presidentit...
-
Haradinaj: Pa një rezolutë për gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia mbeten të përgjysmuara
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se R...
-
Në sesion privat vazhdon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon marrja e dëshm...
-
Banorët e lagjes “Kalabria” mblidhen para Komunës së Prishtinë, pakënaqësi të shumta për planin rregullues
Banorët e lagjes “Kalabria” janë mbledhur para Komunës së Prishtinës. Krye...
-
Duda Balje komenton martesën e parë mes dy grave në Shqipëri: Një Kosovë e di që jam gjithmonë kundër
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar martesën e parë në m...
-
Rama: Shtyrja e hapjes së kampeve për emigrantët çështje e Italisë
Hapja e qendrave pritëse për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin është shtyrë d...