Srebrenica, udhërrëfyese për një politikë të re botërore
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 24 Maj 2024
OKB-ja me shumicë votash e njeh si gjenocid masakrën e Srebrenicës. Me këtë vendim bashkësia ndërkombëtare jep një sinjal paralajmërues kundër çdo forme të gjenocidit.
Ditët përkujtimore nuk i kthejnë më në jetë të vrarët. Ditë të tilla as nuk e zhbëjnë padrejtësinë. E po ashtu ato as nuk mund të mbushin boshllëkun, që kanë lënë pas njerëzit e vrarë. Ditët përkujtimore janë vepra simbolike, që të paktën një herë në vit opinioni publik të ndërgjegjësohet për atë se çfarë ka ndodhur dhe të reflektohet për të. E tani me miratimin e rezolutës së OKB-së më në fund do të ketë edhe një datë, në të cilën do të përkujtohet tmerri i Srebrenicës, masakra e kryer gati 30 vjet më parë.
Në korrik 1995 ushtarët serbë tëBosnjes vranë në Srebrenicë mbi 8000 djem e burra myslimanë, me qëllim që të eliminnonin këtë grup etnik. Ushtarët holandez të helmetave të kaltra nuk e ndaluan këtë masakër, pjesërisht edhe të frikësuar për sigurinë e tyre.
Ditë përkujtimorë për gjenocidin
Këtej e tutje dita përkujtimore nuk do të sensibilizojë vetëm për tmerrin e Srebrenicës, por ajo është një ditë eksplicite, në të cilën emërtohet dhe përkujtohet si gjenocid ajo që ka ndodhur atëherë. Me vendimin për ta cilësuar gjenocid masakrën, OKB-ja ndjek vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila më 2007 e konstatoi juridikist si gjenocid atë çfarë kishte ndodhur në Srebrencië.
Konventa e OKB-së për gjenocidin e përkufizon atë si një veprim, që “ka për qëllim, të shkatërrojë pjesërisht ose tërësisht një grup kombëtar, etnik, race, apo feje”. Vrasja e shumë njerëzve të pafajshëm është jo vetëm një veprim i qëllimshëm, por i nxitur edhe nga një motivim, që synon shuarjen e identitetit të një grupi popullsie.
Gjermania bashkë me Ruandën ishin bashkënismëtare të rezolutës së OKB-së për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë. Të dy vendet me këtë nismë donin të theksonin edhe, se gjykimet e gjykatave janë të detyrueshme, edhe kur ato mund të jenë kundër pozicionit vetiak.
Debati për gjenocidin
Ky vendim për rezolutën e OKB-së vjen në kohë, kur në mbarë botën debatohet çështja, nëse mund të cilësohet ose jo si gjenocid bombardimi i Gazës dhe uria e popullsisë atje. Afrika e Jugut ka kërkuar për këtë një proces në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, proces ky që mund të zgjasë me vite. Gjykata në një vlerësim paraprak të kësaj akuze e ka quajtur atë si të besueshme.
E njëjta gjykatë është duke shqyrtuar edhe padinë e Nikaraguas kundër Gjermanisë për mbështetje për gjenocidin ndaj palestinezëve. Njëkohësisht kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, kërkon urdhërarreste kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant si dhe tre krerëve ushtarak e politik të Hamasit nën dyshime për krime lufte dhe krime çnjerëzore.
Standarde të dyfishta?
Izraeli dhe dy aletatët e tij SHBA dhe Gjermania janë të indinjaur. Presidentii SHBA-së, Joe Biden, konstatoi, se ajo që po ndodh në Gazë “nuk është gjenocid”. Edhe qeveria e Gjermanisë kriitkoi, se me kërkesën për urdhërarreste ndaj të dyja palëve të konfliktit organizata terroriste Hamas vihet në një kategori me “udhëheqjen e zgjedhur në mënyrë demokratike” të Izraelit.
Në këtë klimë të ndezur ligjore dhe politike duhet vlerësuar rëndësia e votimit të OKB-së për Srebrenicën. Vendimi i OKB-së për të vendosur ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit të atëhershëm, do të influencojë debatin për gjenocid eventual në Gazë dhe në Ukrainë. Një debat, që vendos në një sprovë jo vetëm OKB-në. Edhe Gjermania akuzohet nga shumë vende, se po vepron me dy standarde.
Efekti në Ballkanin Perëndimor
Por edhe më shpejt e i menjëhershëm do të jetë efekti i rezolutës në Ballkanin Perëndimor, sepse Serbia dhe Republika Srpska do ta perceptojnë atë si një provokim. Në kulturën politike globale të polarizimit, natyrisht që Rusia do ta shfrytëzojë këtë debat, për të nxitur sërish potencialin e konfliktit në Ballkan. Me qëllimin strategjik, që plaga e Ballkanit të mos mbyllet.
Po ashtu në Asamblenë e OKB-së krahas Rusisë dheSerbisë janë pozicionuar edhe vende të tjera kundër kësaj dite përkujtimore, ndër to: Nikaragua dhe Venzuela e Hungaria. Rusia nuk ia ka dalë sidoqoftë këtu që të instrumentalizojë për qëllimet e saj vendet myslimane. Gjermania dhe Ruanda kanë luajtur një rol të rëndësishëm për këtë rezolutë. Eshtë një hap i rëndësishëm, që rezoluta për Srebrenicën mund të shërbejë si udhërrëfyese për një politikë të re botërore. OKB-ja ka dhënë një sinjal paralajmërues kundër çdo lloj forme të gjenocidit.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































