Lajme

Thellimi i reformave për të nxitur modernizim

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 24 May 2024

Kina do të thellojë më tej reformat e gjithanshme me përqendrimin e përpjekjeve në nxitjen e ndërtimit të modernizimit të stilit kinez, si një rrugë efikase për ngrjtjen e nivelit të jetesës.

Xi, i bëri këto komente gjatë kryesimit të një simpoziumi në një inspektim në Kjo ishte motoja e një simpoziumi të zhvilluar provincën Shandong të Kinës Lindore, të cilin e kryesoi Presidenti Xi Jinping . Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues nga qarqet e biznesit dhe akademike.

Kina po synon të ndërmarrë hapa të vendosur për të hequr barrierat ideologjike dhe institucionale që pengojnë avancimin e modernizimit të stilit kinez dhe të shtojë përpjekjet e saj për të zgjidhur sfidat e thella në institucione dhe strukturë.

-Advertisement-

Përfaqësues duke përfshirë sipërmarrës nga ndërmarrjet shtetërore, private dhe me investime të huaja, folën në simpozium për të paraqitur mendime dhe sugjerime mbi thellimin e reformave të gjithanshme, duke mbuluar çështje të tilla si zhvillimi i investimeve të riskut, përshkallëzimin teknologjik e industrive tradicionale, përmirësimin e mjedisit të biznesit për ndërmarrjet e huaja.

Presidenti Xi Jinping duke folur në këtë simpozium tha se Kina duhet t’i përmbahet dhe të zhvillojë sistemin e saj bazë ekonomik dhe të punojë për të ndërtuar një

sistem të ekonomisë së tregut socialist të nivelit të lartë.

Ai theksoi nevojën për të identifikuar fushat kryesore të reformës dhe për të arritur përparime bazuar në shqetësimet dhe aspiratat urgjente të publikut të gjerë, duke përfshirë punësimin, rritjen e të ardhurave, arsimin, kujdesin shëndetësor, strehimin, shërbimet qeveritare, kujdesin për fëmijët, kujdesin për të moshuarit, sigurinë personale dhe të pronave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera