Rajoni dhe Bota

Rusia dorëzon vaksinën antiCOVID-19 për parakualifikim në OBSH

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 27 October 2020

Rusia ka paraqitur një kërkesë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për parakualifikimin e vaksinës së saj të parë antiCOVID-19, Sputnik V, njoftoi sot Fondi Sovran i rus i Thesarit.

“Rusia është një nga vendet e para në botë që kërkon parakualifikim të vaksinës së saj antiCOVID-19 nga OBSH-ja”, thanë autoritetet, raporton ATSh.

Rusia njoftoi në fillim të gushtit se kishte zhvilluar dhe regjistruar vaksinën e parë antiCOVID-19, e zhvilluar nga qendra kërkimore e Moskës “Gamaleia”.

-Advertisement-

Në Rusi, regjistrimi nga autoritetet është hapi paraprak në fazën përfundimtare të provave klinike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera