Sport

Rusi 2018, ‘Odiseja’ e një tifozi

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 25 June 2018

Douglas Moreton është emri i një tifozi britanik nga Bristol që u bë protagonist i një ‘odiseje’ të vërtetë. Ai udhëtoi rreth 9 orë për drejt Rusisë për të ndjekur ndeshjen mes Anglisë e Panamasë në Novgorod, por çudia qëndron në faktin se në momentin që mbërriti kuptoi se e kishte harruar biletën për të hyrë në stadium në shtëpinë e tij në Bristol.

Ai që mendoi të ndërhyjë për të ardhur në ndihmë të Douglas Moreton ishte Dan Howells, gazetar i televizionit britanik ITV që nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale bëri apelin që u publikua edhe në median britanike.

‘Ky është Douglas. U takuam me të pranë stadiumit dhe kuptoi se kishte lënë biletën e tij në shtëpi. nëse dikush na ndihmon të gjejmë një të tillë, na njoftoni-shkruante në postimin e tij, Dan Hoëells.

-Advertisement-

Kaq mjaftoi dhe njerëzit nisën të lëvizin për të ndihmuar Douglas Moreton, por kur agjencia e udhëtimit Sport Opinions e specializuar për eventet sportive arriti të gjejë një biletë, ishte vetë tifozi që u zhduk nga qarkullimi. Atëherë Dan Howells bëri apelin tjetër.

‘Kemi një biletë për Douglasin, por më parë duhet ta gjejmë, nëse e shihni thuajini që të shkojë te recepsioni i hotelit të tij sa më shpejt se i kam lënë një mesazh’.

Por për fati nuk ishte me Douglas Moreton që përshkoi 3200 km për të ardhur në Rusi, por nuk mundi të shohë fitoren e madhe të Anglisë pasi shkoi në hotekl 40 minuta para ndeshjes kështu që nuk mund të shkonte në kohë në stadium për të marrë biletën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera