“Rusët” që hyjnë në Kosovë ishin serbë, në tunelin e Goleshit u gjetën edhe predha kimike e biologjike
Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 14 June 2019
Ekskluzivisht në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ka treguar arsyen se pse forcat ruse u futën në Kosovë para KFOR dhe se çfarë në detaje ka pasur në Tunelin e Goleshit.
“Pse erdhën rusët në Kosovë janë disa arsye edhe politike e edhe ushtarake. E para rusët dolën humbës në grupin e Kontaktit, e mbështesnin Millosheviqin dhe kundërshtonin kushtet që i kishte vendos bashkësia ndërkombëtare Millosheviqit dhe kur e panë se janë humbës kërkuan që të jenë pjesë e forcave ndërkombëtare, prezencës ndërkombëtare dhe kërkonin një zonë të përgjegjësisë, ishin pesë brigada në Kosovë dhe ata dëshiron njërën, kryesisht veriun e Kosovës. As Clarck e as Jackson nuk pranuan në asnjë moment dhe thanë se ata mund të jenë pjesë e brigadave por jo që të kenë një zonë dhe NATO u pajtua që edhe rusët të jenë pjesë e KFOR dhe ata për të shënuar një poenë politikë që mos të dalin humbës vendos ta sjellin nga Bosnja një kontingjent para KFOR që të faktorizohen që të hyjnë në lojë edhe politike edhe ushtarake. Ata janë nisur nga Bosnja, kam informacione të sigurta që ata kanë qenë ushtar serbë të veshur me uniforma ruse por automjetet kanë qenë të tyre. Pse erdhën në aeroport, erdhën sepse në tunelin e Goleshit, sepse aty ka pasur sekretet ushtria e Serbisë, sepse para se të fillojnë bombardimet i kanë larguar të gjitha predhat kimike dhe biologjike që ka pasur ushtria serbe dhe i ka future në tunel, sepse një shpërthim i mundshëm i tyre do të kishte pasoja të mëdha dhe ato janë gjëra të ndaluara dhe përveç kësaj ka pasur edhe raketa ruse të deponuara në atë tunel që I ka dërguar Rusia gjatë bombardimeve të NATO-së. Gjithashtu edhe disa Aeroplan MIG 21 që kanë shpëtuar nga bombardimet kanë qenë aty të stacionuar. Dhe që mos të hynte KFOR aty që do të ishte komprometuese edhe për Rusinë e edhe për Serbinë për këtë kanë hyrë rusët dhe kanë zbrazur tunelin”, tregon Ceku shkruan Gazeta Blic.
Të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...