Rufki Suma tregon detajet e fundit nga operacioni i kërkimit të policëve të zhdukur
Autori: Gazeta inFokus
19:15 | 30 April 2018
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka qëndruar gjatë gjithë ditës në terren për të parë nga afër të gjitha zhvillimet lidhur me kërkimet që po vazhdojnë akoma për trupat e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna.
Suma ka thënë se komuna që ai udhëheqë ka ofruar gjithë çfarë ka pasur mundësi në këtë operacion kërkimi.
“Që nga dita e parë, edhe qytetarët e Hanit të Elezit janë angazhuar në kërkim-shpëtim në lum, operacion që ka vazhduar gjatë tërë ditës dje por edhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit”, tha Suma në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Rinia e Hanit të Elezit dhe zyrtarë komunalë janë angazhuar në këtë operacion në mbështetje të FSK-së dhe Policisë, që nga mëngjesi deri më tani kanë zhvilluar këtë operacion të kërkim-shpëtimit por deri tani nuk ka diçka konkrete”, tha ai.
Suma ka treguar se si qytetarët janë bërë pjesë e këtij operacioni për kërkimin e dy trupave të policëve të zhdukur pas aksidentit që ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës.
“Kur kemi këso raste, zakonisht rinia organizohet vetë. Por, ne kemi bërë edhe ftesë publike përmes ueb-faqes zyrtare për banorët e Hanit të Elezit por edhe për banorët e fshatrave shqiptare që janë në territorin e Maqedonisë”.
“Në operacionin në territorin e Maqedonisë, pos Forcave Speciale të Policisë së Maqedonisë i janë bashkuar edhe rinia shqiptare e asaj pjese”.
I pari i Hanit të Elezit ka thënë se “gjithë zyrtarët komunalë që kanë pasë mundësi, sidomos të gjeneratë së re, kanë qenë në terren për të dhënë kontributin e vet në këtë drejtim”.
Suma ka treguar poashtu se ka qenë edhe në zonën e Maqedonisë ku është zhvilluar operacioni kërkim-shpëtimit pasi dyshohet se rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat e policëve në atë zona.
Më herët, gjatë ditës, në terren është parë edhe kryeprokurori i komunës së Ferizajt.
Por Suma ka thënë se nuk ka diçka konkrete lidhur me hetimet lidhur me këtë rast.
“Edhe Prokuroria edhe Policia po zhvillojnë hetimet për të përcaktuar formën se si ka rënë automjeti aty”, tha kryetari i Hanit të Elezit.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































