“Ruani vendin e punës”, Hungaria paralajmëron qytetarët e saj
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/NRDBMJPDKFPGHGRABJNHIYG2HM-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 16 July 2022
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka paralajmëruar se me konfliktin në Ukrainë, në Europë ka filluar një “epokë lufte”.
Për Orbanin, sot po zhvillohet një “betejë e madhe” për burimet energjetike, ndërkohë që konflikte të tjera si “lufta për punë” po afrohen për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar, në përgjigje të pushtimit të fqinjit të saj.
“Të gjithë ata që kanë një punë, ta vlerësojnë atë dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur sepse muajt e ardhshëm pritet të sjellin një recesion ekonomik në Europë”, tha kryeministri Orbán në një intervistë për “Kossuth Radio”.
Presidenti hungarez, siç ka bërë që nga shpërthimi i luftës, ka qenë kritik ndaj vendimeve të marra nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar Brukselit të pranojë se “ka bërë gabim” dhe se sanksionet ndaj Rusisë kanë dështuar, sepse në fakt po e dëmtojnë Evropën më shumë sesa Kremlinin.
“Bashkimi Evropian mendoi se ata mund ta shkurtonin luftën përmes sanksioneve, sepse dobësimi i Rusisë do të jepte rezultate të shpejta, por lufta vazhdon”, tha Orbán. Lideri hungarez madje ka guxuar të propozojë një zgjidhje për konfliktin e luftës. Sipas analizës së tij, ballafaqimi mund të ndalet vetëm me “bashkëpunim” dhe jo me “spekulime politike”, duke i hedhur një “thumb” opozitës që ka në vendin e tij./A2CNN
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_5-2.png)
Të tjera
-
Vdesin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit
Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit n...
-
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spanjolle
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spa...
-
Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi
Ka ndërruar jetë invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet...
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
Të afërmit që kujdesen për anëtarët e familjes me sëmundje mendore duhet të j...
-
Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet
Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdh...
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...
-
MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të ...
-
Konjufca për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime fami...
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto
Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar e...
-
Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok
Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zu...
-
Vd*es personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë
Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dj...