Lajme

Rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë do të mbyllet për qarkullim, shkak protesta

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 08 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, do të jetë e mbyllur nga ora 11:30, për qarkullimin e automjeteve, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.  Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera