Lajme

Rritja e rasteve: Qeverisë Kurti i bëhet thirrje për 10 ditë mbyllje totale

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 31 March 2021

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë 14 persona humbën jetën nga Covid-19 dhe rezultuan të infektuar edhe 923 raste të tjera.

Pas disa ditësh me këto shifra pati reagime jo të pakta ku qeverisë së re i kërkohet mbyllja totale e vendit.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe gazetari Enver Robelli i cili ka thënë se pas rritjes së rasteve duhet mbyllje totale për 10 ditë.

-Advertisement-

IKSHPK apel ndaj qytetarëve pas shifra të larta të rasteve pozitive me Covid-19

Madje ai ka thënë se askujt nuk po i kujtohet as pushtetit e as opozitës të marrë masa përderisa njerëzit po vdesin.

“10 ditë mbyllje totale për të shpëtuar jetë!

923 raste të reja me korona në 24 orët e fundit. 14 të vdekur. Sa ishin dje? Pardje? Para katër ditësh? Para pesë ditësh? Duket se askujt nuk i kujtohet. Duket se askush s’po bëhet merak për këtë. Nuk ka apele dramatike as nga pushteti, as nga opozita. E njerëzit po vdesin. Njëri pas tjetrit. Emra të njohur dhe emra jo aq të njohur. Por dhimbja për ta është e njëjtë”, ka thënë Robelli.

Ai ka këkruar nga pushteti që të tregojnë sipas tij humanizëm.

“Shumë tragjedi familjare. Shumë fëmijë jetimë. Shumë njerëz që po ikin nga kjo botë në kulmin e jetës. Politika duhet të veprojë – urgjentisht. Për hir të shpëtimit të jetëve bëhuni bashkë të gjithë, politikanë, shoqëri civile, media, biznese. Harroni për pak çaste hidhërimet që keni mes vete, qofshin të drejta apo të padrejta. Harroni! Dhe veproni! Të gjithë bëjeni një sakrificë dhe mbylleni jetën publike për 10 ditë. Tregoni solidaritet. Tregoni humanizëm. Sepse mosveprimi është krim”, ka thënë ai.

E një kërkesë të tillë e patri edhe opinionisti, Bleron Baraliu i cili kishte thënë se mbyllja është zgjidhja e vetme për momentin pas rritjes së rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Edhe pse pati raportime që do të merren masa qeveria e re ende nuk ka marrë ndonjë masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, as pas rritjes së numrit të rasteve./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera