Lajme

Rritja e pagës minimale, reagon BSPK-ja

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 13 April 2022

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pas miratimit për rritjen e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media nga BSPK kanë thënë se vlera e pagës minimale është vlerë e cila duhet të llogaritet dhe se ajo nuk është punë dëshirash.

“Duhet të dihet se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash, e në Këshillin Ekonomiko-Social vepron Komisioni Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhe
Pensione, i cili e ka për detyrë të shqyrtojë dhe të ofrojë rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe të organeve të tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe të zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulon”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Gjithashtu, është njoftuar se në takimi e fundit të Këshillit Ekonomiko-Social i cili është mbajtur më 10 mar kanë dështuar të miratohen dy propozime të pagës minimale.

Ndërsa, thuhet se sot kemi një pagë minimale e cila nuk ka marrë votat e duhura në takimin KES.

“KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe pos të tjerash përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet, dhe nga KES-i nuk ka dalë paga minimale pasi që nuk ka marrë votat e duhura.

Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Kujtojmë se sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar rritje e pagës minimale në 264 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera