Rritja e çmimit të naftës shtrenjton biletat, studentët alarmojnë: Po bëhet çdo ditë më e vështirë
Autori: Rona Veseli
14:54 | 25 March 2026
Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës, që në Kosovë aktualisht ka arritur në rreth 1.80 euro për litër, ka nisur të reflektohet drejtpërdrejt edhe në koston e transportit publik, duke rënduar sidomos mbi kategoritë më të ndjeshme si studentët.
Në disa prej linjave më të frekuentuara, tashmë janë regjistruar rritje të çmimeve të biletave, shkruan Gazeta Infokus.
Në relacionin Prishtinë–Rahovec, çmimi i biletës është rritur nga 3.50 euro në 4 euro, ndërsa në linjën Prishtinë–Mitrovicë nga 1.50 euro në 2 euro.
Po ashtu, rritje është shënuar edhe në linjën Vushtrri–Prishtinë, ku bileta ka kaluar nga 1 euro në 1.50 euro.
Ndërsa edhe linja Gjakovë – Prishtinë ka rritur për 1 euro më shumë çmimin e biletës duke arritur në 6 euro.
Këto ndryshime po godasin drejtpërdrejt studentët, veçanërisht ata që nuk kanë të ardhura, nuk punojnë dhe varen nga mbështetja familjare.
Studentja nga Rahoveci, Qendresa Dulaku, ka thënë për Gazetën Infokus se udhëton çdo fundjavë dhe shpenzon rreth 40 euro në muaj vetëm për transport.
“Nuk punoj, normalisht që është e vështirë, por jo ekstreme”, shprehet ajo, duke shtuar se rritja ndikon, por jo maksimalisht në buxhetin e saj.
Ajo ka një mesazh të qartë për institucionet.
“Ta marrin seriozisht qeverisjen, sepse këto ndryshime po ndikojnë në ardhmërinë e rinisë”.
Ndërkaq, F. M. nga Vushtrria, e cila udhëton pothuajse çdo ditë në relacionin Vushtrri–Prishtinë, thotë se shpenzon rreth 60 euro në muaj vetëm për udhëtimin.
Duke qenë se në familjen e saj ka më shumë se një student, ajo thotë se rritja e çmimit të biletës së autobusit përbën një barrë të rëndë financiare për ta.
“Është e vështirë, sepse shpenzimet mi mbulon familja dhe jemi më shumë se një student”, thotë ajo. Sipas saj, edhe një rritje e vogël ndjehet menjëherë në buxhet. Ndikon relativisht shumë, edhe pse është pak, prapë vërehet në buxhet”.
Madje sipas saj ka reduktuar edhe “daljet me shoqërinë” pikërisht për shkak të shpenzimeve të mëdha.
“Daljet me shoqëri i bëj më rrallë”, ndërsa kërkesa e saj për Qeverinë është që të ketë ndonjë mundësi financimi për studentët në mënyrë që të përballojnë rritjet e vazhdueshme të çmimeve që i prekin drejtpërdrejtë ata.
“Të financohen më shumë studentët që të përballojnë këto shpenzime”.
Ngjashëm shprehet edhe Enesa Mula nga Gjakova, e cila udhëton çdo fundjavë dhe shpenzon rreth 50 euro në muaj.
“Nuk punoj, vetëm studioj dhe shpenzimet mi mbulojnë prindërit, dhe është gjithmonë e më e vështirë, edhe pse rritja është vetëm një euro për ne është e madhe”.
Ajo thekson se, ndonëse nuk ka hequr dorë nga shpenzimet e tjera, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet kosovare sidomos ato që financojë fëmijët për studimet.
“Qeveria duhet të punojë që të mos humbasim edhe këta qytetarë që kanë mbetur pa emigruar”.
Rritja e kostos së transportit po shndërrohet në një barrë të përditshme për studentët, duke nxjerrë në pah mungesën e mbështetjes konkrete për këtë kategori, në një kohë kur kriza e çmimeve po prek çdo aspekt të jetesës.
Shtrenjtimi i biletave vjen edhe si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale, pasi pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës, që po ndodh pothuajse çdo ditë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën për qytetarët dhe bizneset.
Ndryshe nga vendet e rajonit, të cilat kanë ndërhyrë duke ulur apo duke hequr pjesërisht akcizën edhe me koston e uljes së të hyrave buxhetore, Kosova po vazhdon të mos aplikojë masa të tilla lehtësuese.
Kujtojmë se rritja e çmimit të naftës erdhi si pasojë e konflikteve në lindjen e mesme./Gazeta Infokus
KOSOVA JO – Rajoni ul akcizën për naftën, Qeveria Kurti nuk pranon ta bëjë

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































