Rritja e çmimeve të naftës/ Gërxhaliu: Mos eksperimentoni, të pezullohet akciza e naftës për një kohë
Autori: Elvira Haxhiu
13:23 | 09 June 2022
Këtë të mërkurë, çmimi i naftës Kosovë arriti në nivele rekorde, duke shkuar në 1.92 euro, shkruan Gazeta Infokus.
E lidhur me këtë rritje të çmimeve të naftës pritet që të ndërhyjë Qeveria e Kosovës në rregullimin e tyre.
Nga ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.
Lidhur më këtë çështje, eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Gazetën Infokus, ka thënë se është e udhës që të këtë një reagim institucional dhe se qeveria duhet të ndjek modelin gjerman për ngrirjen e akcizës së naftës për një periudhë kohore.
Po ashtu ai ka bërë thirrje që të mos eksperimentohet në këtë drejtim.
“Të vetmen gjë që duhet ta bëjë qeveria për momentin është modeli gjerman, modeli kroat dhe ai maqedon ku e kanë bërë ngrirjen në akcizën e produkteve strategjike për një periudhë kohore 3 mujore ose gjashtë mujore apo edhe më gjatë dhe në këtë drejtim besoj nuk duhet të ketë ndërhyrje tjetër përveç ngrirjes se akcizës. Mos eksperimentoni, të ngrihet akciza e naftës për një periudhë kohore”, ka thënë Gërxhaliu.
Gjithashtu, ai ka thënë se nuk mund të hiqet tërësisht akciza, por vetëm mund të ngrihet për një periudhë.
Sipas Gërxhaliut rritja e çmimeve që po ndodhë do të ndihmojë në rritjen e buxhetit të shtetit, por në këtë mënyrë do të dëmtohet kuleta e qytetarit dhe ekonomia.
Eksperti i Ekonomisë thotë një gjë e tillë do të shkaktojë mbyllje të bizneseve, rënie të prodhimit dhe rënie të eksportit, e që e tëra kjo do të shkaktojë një krizë sociale në Kosovë.
Buletini Ekonomik ka siguruar një draft të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.
Së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.
Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese.
Kjo do ta ulte çmimin aktual të derivateve për 12 centë.
E një ditë pas vendimit të ministrisë, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka mbajtur një takim.
Kjo ndërhyrje e ekzekutivit ka nxitur naftëtarët të diskutojnë ndërmarrjen e masave ekstreme, përfshirë mundësinë e mbylljes së pikave të derivateve në të gjithë Kosovën.
Në një pronocim për Nacionale, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha se masa e mbylljes së pompave të derivateve do të vendoset nga përfaqësuesit e shoqatës në mbledhjen e sotme.
“Mbyllja e pompave nuk varet nga unë. Në 09:30 do të flasim. Varet nga të gjithë. Unë i udhëheqi politikat e shoqatës së naftëtarëve. Vendimin do ta marrin të gjitha kompanitë që do të jenë të pranishme. Sot do të vendosin çka do të bëjnë e si do të sillen. Por, unë mendoj që kryeministri Kurti nuk e merr një vendim që dëmton biznesin. Jam i bindur”, tha Berjani./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Vidhet banesa e një gruaje në “Muharrem Fejza” sa ishte jashtë shtetit, arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut
Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin se ka...
-
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 ar*më zjarri nga një depo
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo e armëve në rrugën “Fehmi Agani...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot
KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona, duke th...
-
“Dilni nga shtëpitë, bashkohuni!” – Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon edhe sot në Prishtinë
Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtë...
-
Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
Kryeministri Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog për protestues...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...





























