Lajme

Rritet numri i vizitorëve në hotelet kosovare

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 10 April 2022

ASK ka publikuar statistikat për muajin janar. Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës.

Është agjencia që nxjerr raporte mujore dhe vjetore të veprimtarive të ndryshme.

E gjatë kësaj jave Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi një raport të ri me statistikat rreth hotelerisë për muajin e pare te vitit 2022.

-Advertisement-

Ani pse janë bërë dy vite pandemi e ky sektor konsiderohej më i prekshmi, te dhënat e publikuara tregojnë diçka tjetër.

Gjatë muajit janar të këtij viti është shënuar një rritje e numrit total te vizitoreve rreth 25.6% në krahasim me muajin e njëjtë te vitit te kaluar.

Derisa ne janar te vitit te kaluar hotelet kosovare ishin vizituar nga 24.853 persona, ne këtë muaj gjate vitit 2022, ishin mysafir te hoteleve 31.223 persona.

Nga shifra e fundit, 16.620 janë klientë te hoteleve qe kishin ardhur nga vendet e jashtme, e qe krahasuar me janarin e vitit te kaluar, është 29.7% shifër me e larte.

Numri me i madh i vizitoreve ne hotelet kosovare prej vendeve te jashtme është nga Shqipëria me 5137, nga Gjermania me 2031 dhe Zvicra me 1934.

Krahasuar me janarin e vitit te kaluar, numri i vizitoreve nga Shqipëria ne janar te 2022 ka rene për 31%, derisa nga Zvicra kane ardhur 146.6% me shume vizitore ne 31 ditët e këtij janari. Kurse edhe me e madhe është rritja e numrit te vizitoreve nga Gjermania, rritje kjo prej 164% ne raport me janarin e 2021’se.

Hotelet me te frekuentuara janë ato te Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës, sikurse nga vizitoret vendore, edhe ata te jashtëm.

E lidhur me ketë rritje te numrit te frekuentuesve, profesori i turizmit thotë se ne këtë rritje ka ndikuar edhe lirimi i masave.

Sogojeva tha që kjo rritje të jetë e vazhdueshme, Kosova duhet të promovohet më shumë.

Ndërkohë Kosova shquhet për numër të madh të turistëve sidomos gjatë dimrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera