Rriten për 20 përqind pensionet për kategoritë e dala nga lụfta

Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 10 January 2025
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për kategoritë e dala nga lufta.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rritja prej 20 përqind e pensioneve mbi shumën aktuale do të bëhet për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile.
“Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar, gjatë janarit, sot edhe edhe zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 përqind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti.
Më shumë detaje dha Ministri Murati.
“Kjo na është mundësuar përmes nenit 36 të Ligjit për ndarjet buxhetore dhe tani më mund ta marrim edhe këtë vendim që të përditësohet edhe aneksi që i përcakton vlerat për këto pensione. Më konkretisht pra do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka një dëshmor rritja do të jetë 20 përqind, duke vazhduar ata që kanë dy apo tre dëshmorë rritja do të jetë edhe përtej 20 përqind. Ngjashëm do të jetë edhe për pensionet e familjarëve të të zhdukurve të UÇK-së, po ashtu edhe për invalidët e UÇK-së do të rriten të gjitha pensionet prej 20 përqind, e edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së.
E njëjta edhe tek familjet e të zhdukurve civilë, si dhe edhe pensionet invalidore personale”, tha Murati.

Të tjera
-
Liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë: Çfarë do të thotë për bizneset?
Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për bi...
-
Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shte...
-
Musliu: Albulena Haxhiu është bërë masha e Albin Kurtit, po lejon të përdoret si armë politike
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për sh...
-
Rrah* ja brenda QKUK-së, mjeku kujdestar: Ka shkuar “lu*ftë”, kemi qenë të rrezikuar
Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në ...
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...