Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 04 May 2025
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të Elezit kanë pranuar informacione për një incident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Babai ka raportuar se djali i tij 25 vjeçar, pas një mosmarrëveshje, ia ka lënë dy fishekë në dhomën e tij.
“Më datë 03.05.2025, rreth orës 19:10, stacioni policor në Han të Elezit ka pranuar një informacion për një incident të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit. Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë dhe pas kontaktit me ankuesin është informuar se i dyshuari, djali i tij 25-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte lënë dy fishekë në dhomën e tij. Në vijim të hetimeve dhe me autorizim të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë. Gjatë kontrollit në dhomën e ankuesit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: – 2 armë zjarri (pistoleta), – 46 fishekë, – 1 thikë.”
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj babait është iniciuar rasti “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës”.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj personit të dyshuar, mashkull, 25 vjeç, është iniciuar rasti “Kanosje” dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, ndaj ankuesit, mashkull, 85 vjeç, është iniciuar rasti “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale.”

Të tjera
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...
-
Deputeti i VV-së e pranon: Propozimi që seancat të mbahen një herë në javë ishte gabim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se propozimi që t...
-
Shqiptarit i dështon përpjekja për të marrë azil në Britani të Madhe, gënjeu për orientimin seksual
Një shqiptar ka dështuar në përpjekjen për të marrë azil në Britani të Madhe,...
-
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimit nd...
-
Meteorologët me parashikim për verën e vitit 2025 – na presin thatësira dhe vapë e madhe
Sipas parashikimeve më të fundit sezonale të publikuara në portalin meteorolo...
-
Rituali 48-orësh i Kuvendit vazhdon edhe sot për herë të 19-të
Për të 19-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës sërish do të tentojë sot (21 ma...
-
Presidentja Osmani nis sot vizitën shtetërore në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Zvicër, ku do të zhvillo...
-
Befason Përparim Rama: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë një kërkesë ndaj kryeministri...
-
Alarm për bom*bë në Durrës
Policia e Shqipërisë është njoftuar nga kalimtarë të rastit për eksploziv në...