Lajme

Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 03 May 2025

Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”.

Për vdekjen e tij shkroi edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e vlerësoi si “një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës”.

““Shihemi te Martini” – gjithmonë ka me u dëgju n’Kryeqytet.

-Advertisement-

Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës. Te “Kafeve të Rakisë”, ai krijoi më shumë se një vendtakim – aty lindi një frymë e re e shoqnisë, ku arti, biseda e lirë dhe ndjeshmëria qytetare u bënë pjesë e përditshme e jetës.

Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit”, shkroi Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera