Musliu: Albulena Haxhiu është bërë masha e Albin Kurtit, po lejon të përdoret si armë politike

Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 04 May 2025
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të moskrijimit të institucioneve.
Musliu madje ka drejtuar akuza ndaj deputetes Albulena Haxhiu njëherit kandidate e LVV-së për kryeparlamentare, duke thënë se Haxhiu ka vendosur të bëhet masha e Albin Kurtit.
“Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia”, ka shkruar Musliu.
Deputetja e PDK-së tutje ka shtuar se Haxhiu po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë.
“Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale. Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Ne ndërkohë Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend një Kosove të tërë po për me shite mend duhet fillimisht me pasë mend”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi

Të tjera
-
I akuzuari Pantiq: Shpëtova mijëra shqiptarë më ’98-’99, bëra kompromis me 140 civilë që të mos vra*sim njëri-tjetrin
I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq deklaroi të enjten para Gjykatës The...
-
Masat e BE’së dhe Asociacioni, Kallas gazetarit në Beograd: S’komentoj para se të flas me Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp në Beogr...
-
KOMF nesër para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, nesër do të organi...
-
Muhaxheri për ofertën e Kurtit për koalicion: Kështu nuk shkon askush me të në koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri ka folu...
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...
-
Takimi Kurti- Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-s...
-
Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down
Burim Sopa, ka thënë se vajza e tij Nisa, nuk ka mundur të regjistrohet në Br...
-
Fatmir Limaj mban konferencë për media
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj do të mbajë konferencë për media. Konferen...
-
Presidentja Osmani në përvjetorin e masakrës në burgut të Dubravës: Një prej masakrave më të tmerrshme
Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, të kryera në maj të vitit 199...
-
AKB: Protestat janë të pashmangshme, nuk mund ta pranojmë këtë padrejtësi energjetike
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit ud...
-
Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se LVV-ja ndihet ...