Lajme

Rrezik serioz për punëtorët, ndalohen punimet në një kantier në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 11 September 2026

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një kantier ndërtimi në Ferizaj, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Gjatë inspektimit, thuhet se është vlerësuar se parregullsitë paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në eliminimin e plotë të mangësive të evidentuara.

-Advertisement-

“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët. Subjekti i inspektuar është obliguar të eliminojë të gjitha mangësitë e konstatuara, ndërsa punimet do të lejohen të rifillojnë vetëm pasi inspektorët të verifikojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Njëkohësisht, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy