Lajme

Rreth 200 civilë të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 02 May 2022

Një luftëtar ukrainas ende brenda fabrikës së çelikut Azovstal tha se rreth 200 civilë kanë mbetur të bllokuar.

Një evakuim u bë më herët sot pas disa ditësh përpjekjesh të dështuara, dhe një grup me kryesisht  gra dhe fëmijë po shkon drejt Zaporizhzhias.

Por kapiteni Sviatoslav Palamar tha se luftëtarët e tij mund të dëgjonin ende zërat e njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar  të bllokuar në rrënoja.

-Advertisement-

Ai tha se forcat ukrainase nuk ishin në gjendje t’i arrinin ata përmes rrënojave.

Ne po planifikonim të shembnim muret, hyrja në të cilat është e bllokuar, por gjatë gjithë natës së të hënës po sulmohej. Gjithë ditën sot janë hedhur bomba”, tha ai.

Një numër i panjohur civilësh dhe forcash ukrainase kanë mbetur të bllokuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol për javë të tëra.

Ai është bërë streha e fundit e rezistencës ukrainase në qytet, i cili është goditur nga forcat ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera