Rrëfimi i veteranit të UÇK-së: Kështu e shpëtova Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 17 June 2022
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, në një intervistë në Frontal të T7 ka folur për temën e fundit të ngritur për punën e pagës minimale dhe kërkesës për përfshirje të veteranëve.
Ajeti ka thënë se listat duhet të verifikohen, derisa thotë se Kurti nuk duhet t’i sfidojë e ti nxjerr në rrugë veteranët. Siç thotë Ajeti, Prokuroria duhet të merret me pastrimin e listave.
“Nuk kisha pas dëshirë që veteranët me i qitë në rrugë, me i sfidu në këtë formë. Unë besoj që më kryeneq jemi ne. Ne cka kemi dashtë, e kemi arritë, e kemi arritë lirinë. Për qëto kemi luftue. Mos të na qet në rrugë si rrugaq, me diskutuar për paga e për lek.Mos na jepni epitetin e mercenarve sepse nuk e kemi bë atë punë që thonë tjerët. Ka që thonë e kanë bërë për pare. Duhet të verifikohen patjetër listat. Unë e kam ngrit zërin kur kanë dalë listat. Sespe i kam pa njerëzit që janë në ato lista e që s’janë kanë pjesë e luftës”, ka thënë Ajeti në Frontal të T7.
Ai teksa e ka thënë këtë, ka treguar një histori të tijën personale me kryeministrin Albin Kurit, duke thënë se një herë e kishte shpëtuar nga Policia që e kërkonin për ta arrestuar.
Ajeti tregon se me një autobus nga Podujeva e kishte shoqëruar deri në Prishtinë duke e shpëtuar nga arrestimi i Policisë.
“Le të merret Prokuroria, le t’i pastron listat. Mos të na sfidon. Sepse Albin Kurti në Podujevë nga duart e mia ka shpëtuar. Mu ka dashtë me e mbrojtë prej Policisë tonë. E kam mbrojt nuk e kam lanë Policinë me e arrestu. E kam pru prej Podujevës me autobus në Prishtinë. I kërkoj falje Policisë, se nashta ai ka pas flet arrest a çka po di…S’ka nevojë me më falendëru. Unë e kam bërë që ka qenë i burgosur politik”, ka shtuar tutje ai.
Të tjera
-
Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda
Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëta...
-
Kurti takohet me mërgatën dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi në...
-
Deputeti më i ri në Parlamentin e Britanisë- ja sa vjeçar është
Një 22-vjeçar i zgjedhur si deputet me një shumicë të vogël ka thënë se nuk d...
-
Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
Kryeminstri i ri britanik fillon punën, mbledh kabinetin edhe në fundjavë
Qeveria e Sir Keir Starmer ka filluar punën në ditën e saj të parë të plotë n...
-
Rukiqi për deklarata e Mujës për pagën: Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë s...
-
Përfundon ndërtimi i mbikalimit në Veternik, Hysen Durmishi: Lajm tejet i mirë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet t...
-
Deputeti gjerman Peter Beyer frikësohet se do të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
“Paga mesatare 780 euro”, Tahiri i reagon pushtetit: Manipulim me statistika, mesatare e pagës së pozitave politike
Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit t...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Ha...
-
Haliti: Qëndrimet e ngurta kurtiste i kanë vendosur sanksione Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet t...
-
Sinani: Sinjal i qartë për ndërkombëtarët që Vuçiq po shkel çdo të drejtë elementare të njeriut dhe pakicave
Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me...