Lajme

Agjencia për Informim e Privatësi: TikTok duhet ta ndryshojë moshën e përdorimit

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 06 July 2024

Përdorimi i rrjetit TikTok është ndaluar tashmë me një vendim në institucionet shtetërore të Kosovës, por ai vazhdon të përdoret në nivel vendi.

Më 28 qershor, Qeveria e Kosovës miratoi ligjin për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet e vendit, me qëllim të ruajtjes së privatësisë.

Ky rrjet social, i cili vlerësohet i rrezikshëm për shkak të shkeljes së privatësisë, duhet të ndryshojë moshën e përdorimit të përdoruesve, sipas  Agjencisë për informim dhe privatësi.

-Advertisement-

Ky agjencion, ka kërkuar nga përfaqësuesit e TikTok-ut në Evropë, me të cilët janë takuar, që politikat e privatësisë të rrjetit social të përkthehen në gjuhën shqipe, gjë e cila është bërë tashmë. Gjithashtu kanë kërkuar që mosha e përdorimit të këtij rrjeti social nga 13 të ngrihet në 16.

Komisionarja në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Krenare Dermaku, ka thënë për KosovaPress thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes që të dhënat e tyre personale të ruhen.

Eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxha, thotë se jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit po iu ekspozohen shpesh përmbajtjeve të papërshtatshme.

Sociologu Ferdi Kamberi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka shprehur shqetësimin se shumë fëmijë e gjejnë veten të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme seksuale, e cila mund t’i dërgojë në sjellje seksuale të të miturve dhe të dëmtojë zhvillimin e tyre emocional dhe social.

Shqetësimet se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e ndjeshme të përdoruesve në TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e kanë shtyrë qeverinë amerikane të miratojë legjislacionin që ndalon platformën e mediave sociale nëse ajo nuk shitet për një vit.

Ligjvënësit dhe rregullatorët në Perëndim kanë shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin se TikTok dhe kompania e tij amë ByteDance, mund të vendosin të dhëna të ndjeshme të përdoruesit, si informacionet e vendndodhjes, në duart e qeverisë kineze.

India ka ndaluar aplikacionin TikTok në vitin 2020, pasi Nju Delhi zyrtar goditi qindra aplikacione në pronësi kineze, duke pretenduar pjesërisht se ata po transmetonin fshehurazi të dhënat e përdoruesve në serverë të huaj.

Britania dhe Parlamenti i saj, Australia, Kanada, krahu ekzekutiv i BE-së, Franca dhe Parlamenti i Zelandës së Re kanë ndaluar aplikacionin nga pajisjet zyrtare pasi përfaqëson një kërcënim të sigurisë kombëtare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera