Lajme

Rukiqi për deklarata e Mujës për pagën: Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 06 July 2024

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-Armend Muja, se paga mesatare në Kosovë është 780 euro, është një propagande tjetër e këtij pushteti.

Ai ka thënë se deklarata e tij ka shumë të pavërteta dhe se mesatarët dhe të hyrat e pagave kjo qeveri po i kalkulon me të hyrat e ambasadorit Martin Berisha.

Ai ka shtuar se pagat në sektorin publik, në mandatin e kësaj qeverie janë rritur në një mesatare prej 10-12%, që sipas tij , kjo rritje nuk e ka mbuluar as për së afërmi inflacionin e tri viteve të fundit (26% rritje çmimesh).

-Advertisement-

Deputeti Muja, ka thënë për EO se paga mesatare në Kosovë është 780 euro, me një rritje mbi 30 për qind krahasuar me vitin 2019.

Postimi i plotë:

Një deklaratë me shumë të pavërteta.

Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit

1. Deputeti pretendon rritje të pagës mesatare në vend, duke llogaritur vetëm pagat në sektorin publik. Paga mesatare në një vend përfshin, mesataren e pagave në sektorin publik dhe në sektorin privat;

2. Referenca e tij për 780 euro pagë mesatare, burimin e ka të një propagandues tjetër i këtij pushteti, Ministri Murati, i cili në një status në facebook, para disa muajsh, pretendonte që paga mesatare në “sektorin publik”, këte vit do të arrin në 780 euro. Pra, deputeti burim të vetëm zyrtar i ka statuset e Muratit në facebook;

3. Deputeti thotë që paga mesatare në vitin 2019 ka qenë 580, ndërsa tani është 780 euro, apo në % një rritje prej 34%. Në këtë pretendim të tij, më së miri ilustrohet gënjeshr e pushtetit. Pagat në sektorin publik, në mandatin e kësaj qeverie janë rritur në një mesatare prej 10-12%, rritje që nuk e ka mbuluar as për së afërmi inflacionin e tri viteve të fundit (26% rritje çmimesh).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera