Sport

Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Ligën e Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 16 November 2020

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është përzgjedhur pjesë e formacionit të javës në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Rrahmani në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sllovenisë pati paraqitje të shkëlqyer, duke u vlerësuar me notën 7.9.

Edhe pse ‘Dardanët’ u mposhtën nga sllovenët me rezultat të përmbysur 2-1, futbollisti prishtinas ishte në formë të mirë duke bërë paraqitje mbresëlënëse.

-Advertisement-

Kujtojmë që ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Moldavisë me 18 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera