Lajme

Rrahman Jasharaj konfirmon takime tjera me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 13 September 2022

Kryetrari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve tha se do të ketë takime tjera.

Jasharaj tha se dialogu do të vazhdoj mes këtyre dy palëve, shkruan Gazeta Infokus.

“Ditëve të ardhshme nesër, pasnesër do të ketë takime të tjera, mbetet që qeveria të shqyrtojë bisedimet në takim e sotëm”, tha Jasharaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu, tha se në këtë takim që zgjati më shumë se dy orë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për ndaljen e grevës.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera