Lajme

Rrahja e profesorit shqiptar, merret vendim për dy policët malazez

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 22 February 2023

Ushtruesi i detyrës së prokurorit në ZPD në Ulqin, siç ka mësuar jozyrtarisht Televizioni Publik i Malit të Zi ka urdhëruar arrestimin e dy policëve që dyshohet se kanë rrahur një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për profesorin shqiptar, Petraq Milo i cili u keqtrajtua nga dy policë serbë, inicialet e të cilëve sipas televizionit publik malazez janë D.Š. dhe NB, përcjell Paparaci.com

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet një punonjës policie i Sektorit të Policisë Kufitare duke ushtruar forcë fizike ndaj një shtetasi shqiptar.

-Advertisement-

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, duke folur për këtë rast ka thënë se MPB-ja ka nisur të gjitha procedurat ligjore.

Ai shtoi se nëse ka elementë, i bën thirrje prokurorisë të merret me rastin.

Më herët, Komisioni i Etikës njoftoi se një video e asaj ngjarje u shfaq në rrjetet sociale dhe media me 17 janar dhe se po atë ditë, kryetari i këtij organi u dërgoi anëtarëve një iniciativë për të vlerësuar etikën e veprimeve të punonjësve të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera