Sport

Ronaldo flet për Messin, tregon për marrëdhëniet mes tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 09 December 2020

Juventusi mbrëmë mposhti Barcelonën në kuadër të xhiros së gjashtë në ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Protagonist, pothuajse si gjithmonë, ia doli të ishte Cristiano Ronaldo duke shënuar dy gola nga pika e bardhë për fitoren 0-3.

Pas ndeshjes portugezi ka folur për rivalitetin e tij me Messin, duke thënë se asnjëherë nuk e shikuar si të tillë dhe se marrëdhëniet mes tyre janë të mira.

-Advertisement-

“Gjithmonë kam pasur raport të mirë me të. I kam ndarë 12, 13 apo 14 viteve të ceremonive më të. Asnjëherë nuk e kam shikuar si rival”.

“Gjithmonë kemi kaluar mirë. Ai mundohet të bëj më të mirën për ekipin e tij, njësoi si unë për timin”.

“Por, e dimë se në futboll, për mediat, spektaklin kërkohet rivaliteti, mirëpo kemi kaluar mirë”, ka thënë 35 vjeçari për Moviestar.

Kujtojmë që të dyja skuadrat kanë siguruar kalimit tutje për fazën e eliminimit direkt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera