Deschamps: Përgjegjësia ime, por edhe lojtarët ishin dobët
Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 10 July 2024
Didier Deschamps nuk u fsheh pas eliminimit nga Euro 2024. Pas humbjes 2-1 në gjysmëfinalen kundër Spanjës, trajneri i Francës theksoi se disa prej lojtarëve nuk dhanë 100% në ndeshjet e këtij Europiani. Numri një i “Gjelave” shprehu hapur dhe kritikat kundrejt Kylian Mbappesë, duke mos e konsideruar në nivelin e duhur.
“Unë jam përgjegjës për situatën, jam trajneri dhe mbaj përgjegjësitë e mia. Jemi në fundin e një sezoni të ngarkuar. Mos të harrojmë që Mbappe pësoi një traumë që në ndeshjen e parë. Arritëm deri në gjysmëfinale dhe përballë kishim një skuadër të shkëlqyer si Spanja.
Mbappe ishte në fushë, por nuk luajti aq mirë sa zakonisht. Nuk dua të gjej justifikime, por kur nisi Europiani na mungonin disa lojtarë të rëndësishëm, ndërsa disa të tjerë kishin probleme fizike.
Bëmë maksimumin dhe tentuam të ishim sa më shumë efikas. Arritëm të shënonim të parët, por më pas Spanja e menaxhoi mirë lojën. Nuk u paraqitëm mirë, nuk luajtëm siç donim, ndonëse dhamë gjithçka. Lojtarët provuan deri në fund, por jo të gjithë luajtën në 100% të kapacitetit të tyre. Për disa arsye”.
Tekniku u pyet dhe për mundësinë e largimit nga stoli, por përgjigja e tij la të kuptohej se nuk e mendonte diçka të tillë në këtë moment.
“Ne sapo kemi humbur një gjysmëfinale. Dua më shumë respekt, ashtu siç u respektoj unë juve. Mund të shkoni të pyesni presidentin e Federatës për këtë çështje. Jam i qetë. Ndodhi ajo që ndodhi, por pyetjes për të ardhmen nuk do i përgjigjem. Ju e dini mirë se çfarë mendon presidenti. Këtë pyetje duhet ta kishit shmangur”.
Sa i takon zgjedhjes së Mbappesë për të luajtur pa maskë, trajneri i Francës deklaroi se ajo e ka penguar në rrezen e shikimit. Duke e rreshtuar si një nga faktorët se pse djemtë e tij kanë shënuar kaq pak gola në këtë Europian.
“Ishte zgjedhja e tij të luante pa maskë, pasi i pengonte shikimin. Është një nga arsyet se pse nuk shënuam shumë gola. Na kanë munguar goditjet në kuadrat, gjë që na ngarkoi pak psikologjikisht.
Por mos të harrojmë se arritëm deri në gjysmëfinale. Shënonim të parët me Kolo Muani. Më pas erdhi goli i Yamal, që ishte i mrekullueshëm. Duhet t’i japim meritat për atë gol. U përpoqëm ta ndalonim, por teknikisht ajo goditje ishte e përsosur”, përfundoi Deschamps.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...































