Sport

Hyri në historinë e Europianit, Yamal pasi u shpall “Lojtari i Ndeshjes”: Goli? Më e rëndësishme është finalja

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 10 July 2024

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion Europian ose Botëror, me 16-vjeçarin që realizoi një supergol përballë Francës në gjysmëfinalen e Europianit “Gjermani 2024”.

Falë golit, por edhe performancës së tij fantastike në fushë, sulmuesi u shpall kështu edhe “Lojtari i Ndeshjes”.

Pas takimit, Yamal tha se gjëja më e rëndësishme ishte arritja në finale dhe se tani do të synojë të fitojë trofeun.

-Advertisement-

“Gjëja më e rëndësishme është finalja dhe tani synojmë titullin. Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqa të synoja golin, e arrita dhe më pas çdo gjë shkoi mirë. Shkoi mirë dhe tani synimi im është të sjell trofeun në shtëpi”, tha 16-vjeçari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera