Sport

Roma fiton si mysafire e Veronas

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 01 December 2019

Ka përfunduar dueli i javës së katërmbëdhjetë në Seri A italianë ndërmjet Veronas dhe Romas, shkruan Gazeta inFokus.

Roma ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-1 si mysafire e Veronas, ku paraqitet edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani.

Rezultati u zhbllokua nga Kluivert i mysafirëve që shënoi në minutën e 17’, ndërsa rezultati u barazua nga Faraoni pas 4 minutave.

-Advertisement-

Romakët në fund te pjesës së parë arritën ta rikthenin rezultatin me golin e shënuar nga Perotti, i cili realizo nga pika e bardhë në minutën e 45’.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e shënoi Mkihitarian në minutën e 90+2’.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet e katërta me 28 pikë, ndërsa Verona mbetet e nënta me 18 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera