Sport

Rodgers: Si ka mundësi që nuk u ndëshkua Sabitzer?

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 20 February 2023

Manchester United triumfoi me rezultatin 3-0 në Old Trafford përballë Leicester teksa vendasit përveç minutave të para ku De Gea-s iu desh të bënte disa pritje vendimtare, ia dolën nën udhëheqjen e Marcus Rashford për të marrë tre pikët e radhës.

Megjithatë, nga ana tjetër, trajneri i Leicester, Brendan Rodgers është i pakënaqur me një episod që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës kur rezultati ishte 1-0 për “Djajtë e Kuq”. Tekniku i “Dhelprave” protestoi për një karton të kuq të padhënë ndaj Marcel Sabitzer me mesfushorin që ndërhyri ashpër ndaj Wout Faes. Pas sfidës, Rodgers u shpreh se në Premier League gjyqtarët po gabojnë prej disa javësh dhe se atij nuk mund t’ia hedhin duke pretenduar se ishte thjesht një gabim njerëzor.

“Nuk e kuptoj pse në atë moment gjyqtari nuk e ndëshkoi Sabitzer me karton të kuq. Prej disa javësh shoh që në Premier League gjyqtarët po gabojnë dhe po gabojnë rëndë. Dikush më tha se ishte thjesht një gabim, por mua nuk ma hedhin dot, nuk e besoj atë version. Takat janë në gjurin e Faes, nuk e kuptoj”, u shpreh Rodgers.

-Advertisement-

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy