Ekonomi

Rezerva financiare të Kosovës po harxhohen

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 16 March 2018

Për më pak se tre muaj, Qeveria e Kosovës ka harxhuar 2.17 milionë euro prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare që janë të planifikuar në Buxhetin e vitit 2018. Kjo shumë u harxhua nga gjashtë vendimet e Qeverisë në periudhën 1 janar 2018-8 mars 2018.

Qeveria më 12 janar ka ndarë 54,850 euro për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit” në Komunën e Gjilanit. Kjo shumë u nda nga kategoria e Shpenzimeve të Paparashikuara të Buxhetit të Kosovës.

Po ashtu Qeveria më 13 shkurt ka ndarë 600 mijë euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit.

-Advertisement-

Kurse më 20 shkurt Qeveria ka ndarë 272,619.48 euro. Prej tyre 152,619.48 euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit Shtetëror, ndërsa 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara të komunitetit egjiptian.

Më 5 mars 2018, Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Analisti i politikave në Institutin GAP, Berat Thaqi, ka thënë për Telegrafin se shpenzimi i rezervës financiare shkakton probleme në rast se ka nevojë për financim të projekteve të reja deri në rishikim të Buxhetit 2018.

“Shpenzimi i rezervës nga shpenzimet e paparashikuara nuk është ndonjë rrezik serioz për buxhetin e shtetit, mirëpo shkakton probleme në rast se ka nevojë për financim të projekteve apo iniciativave të reja deri në rishikimin e buxhetit për vitin 2018”, thekson ai.

Sipas Thaqit, shpenzimi në masë kaq të madhe i rezervës tregon për planifikim të dobët të Buxhetit nga ministritë dhe Zyra e Kryeministrit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy