Sport

Renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së 20-të

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 19 February 2023

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Sot, u zhvilluan dy ndeshje interesante, ku nuk munguan edhe befasitë.

Kampioni aktual, Ballkani shënoi fitore ndaj Drenicës, teksa Gjilani i ndau pikët me Malishevën.

-Advertisement-

Ballkani pas kësaj fitoreje renditet në vendin e parë me 44 pikë, teksa në vendin e dytë është Drita me tri pikë më pak.

Në vendin e tretë është skuadra tjetër nga Gjilani, me 12 pikë më pak . pozitën e katërt që nuk dërgon për në Evropë, është Prishtina, me 27 pikë.

Një pikë më pak ka Llapi me 26 pikë, në vendin e pestë.

Në dy pozitat e fundit janë Drenica dhe Ferizaj, me këtë të fundit që mposhti Prishtinën.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy