Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas përfundimit të xhiros së 11-të

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 05 November 2020

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot (e enjte) është mbyllur xhiroja e 11-të e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1, në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ndërsa Gjilani ka fituar në shtëpi ndaj Llapit me shifrat 2-0.

Pas 11-të xhirove renditjes së Superligës i prinë Ballkani me 26-të pikë, 4 më shumë se Drita që ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.

-Advertisement-

Gjilani pozicionohet i treti me 20-të pikë, ndjekur nga Drenica me 15 sosh.

Prishtina zë vendin e pestë me 14 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89 që renditet e gashta.

Feronikeli mbetet i shtati me 12-të pikë, ndërsa Arbëria e 8-ta me 11-të sosh.

Pozita e parafundit i takon Besës së Pejës me 6-të pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit me 5 sosh.

Më poshtë keni renditjen e plotë të elitës së futbollit kosovar pas përfundimit të xhiros së 11-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera