Lajme

Rektorati demanton Rektorin Dema

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 03 February 2018

Kritikat e Ministrit të MASHT-it, Shyqiri Bytyqi drejtuar Universitetit të Prishtinës e Rektorit Marjan Dema, duket se e bën këtë të fundit të harroj edhe se ishte takuar me Ministrin.

Të premten në një konferencë për media të thirrur nga vetë Rektori Dema, ai tha se nuk është takuar asnjëherë me Ministrin Bytyqi.

“Meqenëse me ministrin Bytyqi nuk jemi takuar asnjëherë …po zgjedh t’i përgjigjem publikisht”, tha Dema në këtë konferencë, shkruan “Infokusi”.

-Advertisement-

Por, këto deklarata të Demës i ka demantuar të shtunën edhe vet Rektorati i UP-së, në një komunikatë drejtuar mediave. Aty thuhet që është keqkuptuar deklarata e Rektorit, pasi që ai ka dashur të thotë se nuk është takuar asnjëherë me Ministrin për të diskutuar për qështjet që i ka adresuar gjatë konferencës.

“Rektori Dema ka takuar disa herë ministrin Bytyqi, por jo për të diskutuar tematikat që janë diskutuar gjatë konferencës së djeshme të zhvilluar në Rektorat”, thuhet në komunikatën e Universitetit të Prishtinës.

Deklarojnë se Dema nuk ka dashur të dezinformojë, por ka qenë vetëm një keqkuptim. Aty thuhet se vetëm dy orë para se të mbahej konferenca në rektorat, Rektori në një emision televiziv kishte pohuar që është takuar me ministrin, “pikërisht para se lajmi i keqkuptuar të qarkullonte në media”. Se Rektori i UP-së është takuar me Ministrin Bytyqi, kjo mund të dëshmohet edhe me një kërkim në Google, ku ata shfaqen në disa foto bashkarisht. Ndryshe, konferenca që është thirrur të premten nga Rektori i UP-së vie pas kritikave që Ministri Bytyqi i bëri për punën e rektorit dhe menaxhmentit të UP-së.

“Nuk ka dinamizëm të punës, nuk vërehet dinamizëm në punë as tek Bordi as tek rektori Marjan Dema. Në UP sot kemi vetëm mësim ‘teaching’ nuk ka hulumtim, shkencë”, është shprehur Bytyqi”, ishte shprehur Bytyqi. E Rektori Dema në konferencë tha se UP-ja po bën progres të vazhdueshëm dhe se nuk ka qenë kurrë më mirë./INFOKUSI/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera