Reka: BE-ja ka dëshmi të mjaftueshme që t’ia heqë Serbisë trajtimin përkëdhelës

Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 20 April 2022
Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se të martën, senatorët amerikanë i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcaktim të qartë për Bashkimin Evropian dhe jo me Rusinë. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të njëjtën gjë ia ka kërkuar më herët Beogradit edhe Brukseli.
Reka ka thënë se Bashkimi Evropian javën e kaluar, dënimin e invazionit rus në Ukrainë e ngriti në kusht të ri për anëtarësim. Ai ka shtuar se tash do të testohet kredibiliteti i Bashkimit Evropian se sa do të zbatojë këtë kondicionalitet edhe ndaj Serbisë.
“Jetësimi i tij strikt, do të kërkoj që BE-ja të ndërpres negociatat anëtarësuese me Serbinë, sepse ajo nuk e përfillë politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, nuk i zbaton sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të armatoset nga Rusia dhe Kina. Këto janë dëshmi të mjaftueshme për BE-në, që t’i heqë Serbisë trajtimin e gjertanishëm përkëdhelës krahasuar me pesë shtetet e tjera të Ballkanit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se lojës shumëvjeçare të Serbisë “edhe Rusi edhe BE” i doli boja.
Sipas tij, qëndrimi në dy karrige më nuk kalon, as në Bruksel e as në Washington.

Të tjera
-
Paris Guri-Pecit: Sipas logjikës tënde i bie që s’je hajn vetëm ti por edhe familja jote, por jo s’mendoj ashtu
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deputetit Faton Peci, pas një ...
-
Kolapsi energjetik, KEK-u thërret konferencë për media
Korporata Energjetike e Kosovës (KEKO) do të mbajë sot konferencë për media, ...
-
“Kolapsi energjetik” në Kosovë, çfarë pritet të ndodh nga nesër me rrymë?
Një ‘kolaps energjetik’ pritet ta përjetojë vendi nga nesër si rrjedhojë e mu...
-
BIK-u dhuron mish kurbani në Shtime
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se është dhuruar mish kurbani në ...
-
PDK të shtunën mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar
Partia Demokratike e Kosovës të shtunën më 21 qershor do ta mbajë Konventën e...
-
Lezhë: Vr*au të miturin për një orë Rolex, dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi ven...
-
Azemi: Dje dhe sot Ferizaji s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje
Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energje...
-
Rekrutët e rinj të Policisë trajnohen për menaxhimin e turmave të dhunshme
Rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës, që janë pjesë e procesit të Trajnimit...
-
Shahin Dervishaj mbështet Handikos-in me 21 mijë euro për tre vitet e ardhshme
Gjatë një vizite në organizatën Handikos në Prishtinë, bisnesmeni i suksesshë...
-
Vde*kja e Festim Isufit, Prokuroria jep detaje të reja rreth rastit
Familja e disenjatorit, Festim Isufi ka pranuar raportin e autopsisë dhe në t...
-
Prokuroria në Prizren kërkon 30 ditë paraburgim për zyrtaren komunale
Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren ca...
-
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin...