Lajme

Reagon Vjosa Osmani pas dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 29 August 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për dhunimin e 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është tronditëse akti cnjerëzor I dhunimit seksual të 11 vjecare, ku krkon nga institucionet përkatëse hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Po ashtu ajo ka thënë se dhunimi sesksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave përbën kërcënim për të gjithë.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryesit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra. Për fat të keq, për vite me rradhë, në raste të caktuara kemi parë mostrajtimin e barabartë të jetës së grave dhe të burrave, fajësimin e viktimës e jo të dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj. E kjo, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit. Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha poashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve”, ka shkruar tutje Osmani./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera