Lajme

Reagon KEK-u pas raportimeve për punësim të militantëve të LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 05 April 2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dalë më një reagim pasi që u raportua për punësim të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë komunikatë për media KEK-u tha se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

“Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.

-Advertisement-

Gjithashtu nga kjo ndërmarrje kanë treguar edhe numrin e pozitave të lira që konkursi parashihte t’i përmbushte.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar 4668 kandidat, janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita. Ndërsa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, në sqarim thuhet se KEK inkurajon çdo aplikues që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtroj ankesë brenda afatit ligjor në komisionin e ankesave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera