Lajme

“Votoni si me 2 korrik 1990”: Qytetari proteston para seancës, me thirrje për Haradinajn, Bogujevcin, Limajn e të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 01 July 2025

Para fillimit të seancës së 40-të të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të tentohet sërish për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një qytetar ka protestuar në mënyrë simbolike para  arlamentit, duke mbajtur një pankartë me mesazh të qartë për deputetët.

Në pankartë shkruhen emrat e disa deputetëve si Saranda Bogujevci, Ramush Haradinaj, Nait Hasani, Anton Çuni, Fatmir Limaj, Zlatan Ellek, Duda Balje dhe Veton Berisha të cilëve qytetari u drejtohet me një kërkesë:

“Votoni si kurse më 2 korrik 1990.”

-Advertisement-

Ky veprim është një thirrje simbolike për unitet, duke bërë lidhje me datën historike kur më 2 korrik 1990, 114 deputetë shqiptarë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese për Republikën e Kosovës, në rrethana të rënda represioni.

Qytetari  me pankartën në dorë, po qëndron pranë hyrjes së Kuvendit, duke u kujtuar deputetëve përgjegjësinë që kanë para historisë dhe popullit.

Seanca e 40-të po zhvillohet në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, pas 39 dështimeve të mëparshme për konstituimin e plotë të tij.

Më 28 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi vendimin lidhur me kërkesën për interpretim kushtetues për procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, pas bllokadës institucionale që kishte ndodhur në seancat e mëparshme.

Në vendim, Gjykata vlerësoi se:

Subjekti i parë ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por jo automatikisht të zgjedhjes, nëse nuk siguron shumicën e nevojshme.

Procesi nuk mund të zvarritet pa afat, dhe Kuvendi është i obliguar të konstituohet brenda 30 ditëve nga data e publikimit të aktgjykimit.

Afati 30-ditor për zgjidhjen e çështjes së konstituimit të Kuvendit llogaritet nga dita e publikimit të vendimit dhe pritet të përfundojë më së voni në fund të korrikut 2025.

/Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera