Organizatat e luftës paralajmërojnë masa ndaj deputetëve: Mjaft me ngërçe politike, luftuam për një Kosovë funksionale

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 01 July 2025
Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – bashkë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Shoqërinë “Lëvizja”, kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët, duke ngritur shqetësimin për krizën institucionale që, sipas tyre, po thellohet si pasojë e një ngërçi të panevojshëm politik.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, organizatat potencojnë se është e papranueshme që në një kohë të krizës ekonomike, sociale dhe të sigurisë, partitë politike, e në veçanti partia fituese – të qëndrojnë të ngurta ndaj detyrimeve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.
“Ne nuk paragjykojmë askënd, por kur interesi shtetëror vihet në rrezik për shkak të mungesës së kompromisit dhe kryeneçësisë politike, atëherë ndjejmë për detyrë të ngremë zërin publikisht,” thuhet në reagim.
Organizatat u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë pjekuri politike dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme që respekton Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.
“UÇK-ja nuk luftoi për ngërçe politike, por për një Kosovë të lirë dhe funksionale. Nëse situata vazhdon, ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të mbrojtur vlerat për të cilat u sakrifikua shumë,” thuhet në reagimin e tyre përcjell Insajderi.
Theksojmë se deputetët do të mblidhen sot në një përpjekje të re, të 39-ën me radhë për ta konstituuar Kuvendin.
Partitë parlamentare nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.

Të tjera
-
Njohja nga Serbia, qeveria kalimtare dhe anëtarësimi në NATO – çka i thanë politikanët zyrtarit të DASh-it?
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan, ka nis...
-
Ndihmësi i Netanyahut përballet me aktakuzë për rrjedhje informacioni në Gaza
Një ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me aktak...
-
Bashkimi Evropian shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së: Në fillim të gushtit…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se tarifat ha...
-
Vazhdon rritja rekorde e Bitcoin, arrin vlerën e mbi 119 mijë dollarëve
Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë p...
-
Zjarr në arat e fshatit Sfaraqak të Vushtrrisë – arrestohet një 18-vjeçar
Policia në Vushtrri ka arrestuar një të ri 18-vjeçar, i cili dyshohet për vep...
-
Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq, policia jep detaje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe...
-
Aksident në Kçiq të Mitrovicës, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në Kçiq të Mitrovicës. Në pamjet e pub...
-
Ymeri: Albin Kurti e ka ndërtuar Lëvizjen edhe brenda Lëvizjes
Analisti Visar Ymeri nxorri së fundi në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin...
-
Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz
Koalicioni qeverisës gjerman po përballet me krizën e parë serioze vetëm në d...
-
“Inatçinjë të prapambetur”- Behrami: Osmani e Kurti çdo marrëveshje të Thaçit e kanë kundërshtuar, më pas e kanë pranuar e promovuar
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osma...
-
Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën
Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump p...
-
Kaos në SHBA, një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një kishe, ende nuk dihet numri i viktimave
Skena kaosi në Lexington të SHBA-së, pasi një person i armatosur hapi zjarr p...