Lajme

Reagon Haradinaj: Albin tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 15 July 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla duke i kërkuar kryeministrit, Albin Kurtit që t’i tërheq mbrapsh “sejmenët”.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pushteti nuk është gjithçka.

“Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.

-Advertisement-

Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu ai u shpreh se fajet për gjithë situatën e krijuar i ka Kurti.

“Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera