Lajme

Reagon Atifete Jahjaga për rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçare, ka një thirrje për organet e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 29 August 2022

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar për rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë, duke thënë se shoqëria kosovare duhet ti dënojë ashpër veprimet e tilla, shkruan Gazeta inFokus.

Jahjaga përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhet rasti sa më shpejtë dhe të dyshuarit të marrin dënimin e merituar.

“Në atë moshë, kur vajza duhet të jetë duke e krijuar imazhin e saj për botën ideale, një sulm i tillë i lë pasoja të paimagjinueshme, me të cilat kjo vajzë, viktima më e fundit e një sulmi seksual, duhet të jetojë pëgjithmonë. Andaj, i bëj thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shoh që shteti është aty për të. Shoqëria jonë duhet t’i dënojë ashpër veprimet e tilla, si dhe të gjithë ne kolektivisht duhet të punojmë që viktimave tu japim gjithë mbështetjen e nevojshme. Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, kemi mjaft plagë të hapura. Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë!”, ka shkruar Jahjaga./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera