Lajme

Rasti i 11-vjeçares, deklarohen nga Qendra për Punë Sociale

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 30 August 2022

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, njoftoi të martën se 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona i kanë ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, Mujku tha se Qendra për Punë Sociale gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast.

Tutje, ai shtoi se rasti është shumë i ndjeshëm, ndaj kërkoi që në çdo postim të ruhet identiteti i viktimës dhe të dyshuarve.

-Advertisement-

“Ne e dënojmë këtë rast shumë të rëndë dhe njëherit sigurojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë të gjithë përkrahjen profesionale për të miturën bazuar në nevojat e identifikuara dhe në bazë të përgjegjësive ligjore e profesionale”, shkroi mes tjerash Mujku.

“Edhe në këtë rast do të bashkëpunojmë ngushtë me nivelin qendror dhe organizatat e shoqërisë civile për trajtim dhe ofrim të shërbimeve sa më kualitative”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera