Rasti Brezovica, u sekuestruan mbi 70 vila – aksioni vazhdon edhe për rreth 500 objekte të tjera pa leje
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 13 October 2022
Rreth 76 objekte janë sekuestruar përkohësisht në aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilat janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin.
Kështu tha prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.
Sipas tij, në këtë aksion janë sekuestruar rreth 76 objekte të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Maloku në prononcimin për Telegrafin theksoi se aksioni për zonën e dytë ka përfunduar e tash pritet të fillojë për zonën e tretë.
Ai tha se do të fillojnë me aksionin për në zonën e tretë, por siç u shpreh ai janë duke pritur që të kryejnë raportin për zonën e dytë dhe më pas të marrin një raport nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe më pas të veprojnë me organet kompetente.
“E kemi përfunduar me zonën e dytë dhe tash po shikojmë të fillojmë me zonën e tretë dhe kjo pritet javën tjetër se kemi dhe obligime tjera…Tash duhet me i bo raportet dhe t’i dorëzojmë në gjykatë. Kjo është e ndarë në tri zona, pasi në zonën e parë nuk ka ndërtime, vetëm e dyta dhe e treta ka ndërtime. Tash do të vazhdojmë me të tretën, me ndërtimet që janë në kundërshtim me ligjin. Besoj që javën tjetër, por duhet me i harmonizu dhe me shumë institucionet, por do të ju njoftojmë. Janë rreth 76 objekte që janë sekuestruar në këtë aksion”, ka thënë Maloku.
Prokurori Maloku tregoi se në zonën e tretë janë mbi 500 objekte të ndërtuara.
“Aty ka shumë objekte, janë diku mbi 500 objekte por do të marrim raportin prej Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka thënë ndër të tjera prokurori, Rasim Maloku.
Ndryshe, sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.
Këto objekte siç bëhej e ditur nga prokuroria, “janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar ‘Sharri’, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”.
Të tjera
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...