Lajme

Raporti i FBI: SHBA regjistroi në 2022 numrin më të madh të viktimave në 5 vite

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 26 April 2023

Në vitin 2022 Shtetet e Bashkuara pësuan më shumë viktima nga të shtënat me armë zjarri, sesa në katër vitet e mëparshme. Në këtë përfundim ka arritur një raport i fundit i FBI-së i publikuar të mërkurën.

Sipas këtij raporti 50 incidente aktive të të shtënave me armë në vitin 2022 lanë 313 viktima dhe të plagosur, 100 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Vetëm në 9 nga incidentet me armë zjarri nuk u regjistruan viktima, thuhet në raport.

-Advertisement-

Raporti i FBI-së nxjerr të dhëna të zymta nga një vit i shënuar nga akte të tmerrshme të dhunës me armë, duke përfshirë masakrën e shkollës në Uvalde, Teksasdhe liston komunitetet amerikane që në vitin 2022 iu bashkuan një numri në rritje të të shtënave masive vdekjeprurëse.

Raporti vjen gjithashtu ndërsa kombi përballet me një mori të shtënash masive të profilit të lartë këtë vit, duke përfshirë një bankë në Louisville, Kentucky, një shkollë të krishterë në Nashville dhe një festë të Sweet 16 në Dadeville, Alabama.

Raporti i publikuar të mërkurën nuk përfshin të gjitha llojet e dhunës me armë dhe përjashton incidentet e vetëmbrojtjes, dhunën e bandave dhe mosmarrëveshjet në familje, ndër situata të tjera.

Incidentet e të shtënave aktive vitin e kaluar përfshijnë 25 shtete dhe Uashington, DC, dhe u kryen në shtëpi, shkolla, vende adhurimi, hapësira të hapura dhe vende të tjera, sipas raportit.

Incidenti më vdekjeprurës i vitit 2022 ishte masakra e 24 majit në shkollën fillore Robb në Uvalde , ku një person i armatosur vrau 21 persona dhe plagosi 17 të tjerë. Të shtënat masive, të cilat shënuan gjithashtu të shtënat më vdekjeprurëse në shkollën amerikane në gati një dekadë, shkaktuan reagime të furishme mbi aksionin dhe mosveprimin e forcave të rendit që iu përgjigjën masakrës./A2news

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera