Lajme

Ramush Haradinaj shkon në Amerikë, shkak dialogu Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 24 January 2023

Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj aktualisht lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritet të udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.E, shkak për këtë udhëtim të tij është dialogu Kosovë Serbi dhe gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare mes palëve.

Lajmin e ka konfirmuar vet Ramush Haradinaj për Gazeta Blic.

“Po planifikoj të udhëtoj në fund të këtij muaji”, ka thënë Haradinaj pa saktësuar datën ose niveli ne takimeve që do të ketë në SHBA.

-Advertisement-

Por Gazeta Blic ka marrë vesh nga burimet e saja se Ramush Haradinaj pritet të udhëtoj me 26 janar për në SHBA.Ky udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë- Serbi dhe se ish kryeministri I Kosovës do të ketë takime të nivelit të lartë.

Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka përkrahur planin franko gjerman të cilin ai e ka quajtur si plan ët SHBA dhe NATO e ku sipas tij në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Disa herë i ka bërë thirrje kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurti që ta pranoj këtë plan duke thënë se SHBA dhe BE janë ‘lodhur’ nga politika që po ndjek Kurti karshi këtij plani.

Haradinaj ka thënë se Kurti me veprimet e tij të fundit sidomos në Veriun e Kosovës po ndjek agjendën e politikës së Serbisë dhe Rusisë, duke i vënë pengesa diplomatëve amerikanë dhe atyre evropian që marrëveshja Kosovë Serbi të arrihet bazuar në planin franko-gjerman deri kah marsi i këtij viti.SHBA dhe BE vazhdimisht po kërkojnë që sa më shpejt të nis draftimi i Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, e për të cilin kryeministri Kurti ka thënë disa herë se nuk do të ketë asnjë lllojë asociacioni në Kosovë.

Pesë diplomatë nga SHBA dhe Gabriele Escobar Mirsolav Lajçak dhe përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ishin për vizitë në Kosovë javën e kaluar ku patën një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.Takimi zgjati më shumë s dy orë e ku në fund diplomati i lartë i BE, Miroslav Lajçak tha se takimi nuk ishte i lehtë por sipas tij ‘konstruktiv’.

Ai por edhe diplomatët amerikanë kanë thënë se janë të pakënaqur me ‘mirëkuptimin’ nga ana e Qeverisë së Kosovës lidhur me propozimin franko gjerman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera